Ilustrim

Katër raste të dhunës në famije në 24 orët e fundit, Policia arreston të dyshuarit

Katër burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Policia ka njoftuar se janë regjistruar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Malishevë.

Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreh orës 11:20 dhe sipas Policisë palët janë intervistuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Dje rreth orës 17:00 një burrë në Pejë është arrestuar pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.

Edhe në Gjakovë një burrë është arrestuar nën dyshimin që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe i dyshuari pas intervistimit më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një burrë është arrestuar në dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë dhe axhën e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje në Malishevë dhe sipas Policisë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.