COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Katër raste pozitive me COVID-19 për 24 orë

1 mijë e 983 mostra të dyshimta për coronavirus janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike prej tyre katër kanë rezultuar pozitive me SARS-CoV-2.

Brenda 24 orëve të fundit, sipas MSh-së, në vend nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bënë të ditur se pesë qytetarë janë shëruar nga infeksioni kështu duke arritur në total numri i të shëruarve në 157 mijë e 988 qytetarë.

Aktualisht në nivel vendi janë 321 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në nivel vendi coronavirusi ka prekur 161 mijë e 294 qytetarë prej tyre 2 mijë e 989 kanë vdekur.

COVID-19 për herë të parë në Kosovë është shfaqur më 13 mars të vitit të kaluar.