COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Katër raste pozitive me COVID-19, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 817 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, katër kanë rezultuar pozitive me COVID-19 përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 836”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht në Kosovë janë 318 raste aktive me SARS-CoV-2.

Që nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në Kosovë janë shënuar 161 mijë e 135 raste me COVID-19 prej tyre 2 mijë e 985 kanë vdekur.