Katër policë largohen nga puna pas vdekjes së një personi të paarmatosur

 

Katër oficerë policie të Minnesotas janë pushuar nga puna pas vdekjes së një të ziu i cili u morr në paraburgim dhe ishte parë në një video teksa po e mbanin të shtrirë në qafë, shkruan BBC.

Shefi i policisë së Minneapolis Medaria Arradondo tha se katër policët tani janë “ish punonjës”.

Videoja shfaqë burrin, George Floyd, teksa duke gjëmuar pa pushim thotë “nuk mund të marr frymë” oficerit të bardhë.

Incidenti i ngjan atij të Eric Garner, një burrë më ngjyrë i cili vdiq teksa arrestohej në Neë York në vitin 2014.

FBI-ja ka thënë se do ta hetojë incidentin e Minneapolis-it, i cili zuri vend të hënën në mbrëmje.

Policia e Minnesotas thanë se 46 vjeçari Floyd, që kishte punuar si sigurim në një restaurant, vdiq pas një “incidenti mjekësor” në një “ndërhyrje policie”.

Të martën pasdite, Kryetari Jacob Frey se katër policëve të përfshirë në incident u është “përfunduar kontrata”.

“Ky është mesazhi i duhur”, tha ai në një tweet.

Në një konferencë shtypi më herët, z. Frey kishte përshkruar incidentin si “plotësisht të rrënuar”.

“Besoj se ajo çfarë pash është gabim në çdo nivel”, tha ai. “Të qenit i zi në Amerikë nuk duhet të jetë e dënueshme me vdekje”.

Kjo është akuza e fundit për brutalitetin e policisë amerikane kundër afrikano-amerikanëve. Rastet e fundit të profilit të lartë përfshijnë një oficer në Maryland i cili qëlloi për vdekje një njeri brenda një makine patrullimi.

Incidenti në Minneapolis filloi me një raportim të një klienti që po përpiqej të përdorte një faturë të falsifikuar prej 20 dollarë në një dyqan.

Policët e vendosën të dyshuarin në makinën e tij, tha policia në një deklaratë. Atyre u është thënë për burrin e paidentifikuar, se ishte “ulur në krye të një makine blu dhe duket se është nën ndikim”.

Pasi iu dha urdhëri të largohej nga automjeti, burri i rezistoi fizikisht oficerëve, sipas policisë. “Oficerët ishin në gjendje ta fusnin të dyshuarin në pranga dhe theksuan se ai dukej sikur vuan nga shqetësime mjekësore”, shtoi deklarata.

Në videon 10-minutëshe të filmuar nga një dëshmitar, burri mbahet në tokë nga oficeri dhe, në një moment, thotë: “Mos më vrit”.

Dëshmitarët i kërkuan oficerit që të hiqte gjurin nga qafa e burrit, duke përmendur se ai nuk po lëvizte. Njëri thotë: “Hunda e tij po rrjedh gjak”, ndërsa një tjetër lutet: “Zbrit nga qafa e tij”.

Burri më pas paraqitet i palëvizshëm para se të vendoset në një shtrirëse dhe në një ambulancë.

Policia tha se nuk u përdorën armë gjatë incidentit dhe se pamjet e kamerave të trupit ishin dorëzuar në Bureaun e Minesotas për raste Penale (BCA), e cila po heton rastin.

Të martën në mbrëmje, oficerët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë një protestë masive para një zone të policisë në Minneapolis, sipas mediave lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’, oficerët e policisë në Minneapolis lejohen nën politikën e përdorimit të forcës së departamentit të gjunjëzohen në qafën e një të dyshuari për aq kohë sa ata nuk pengojnë rrugët ajrore.

Në një deklaratë, një zëdhënës i departamentit të FBI-së Minneapolis tha se hetimi i agjencisë përqendrohet me theks të veçantë nëse zyrtarët e policisë të përfshirë “privuan me dashje individin nga një e drejtë ose privilegj i mbrojtur nga Kushtetuta ose ligjet e Shteteve të Bashkuara”.

Kur të përfundojë hetimi, agjencia do të paraqesë gjetjet e saj tek avokati i shtetit të Minesotas për akuzat e mundshme federale. Minesota BCA, e cila heton shumicën e vdekjeve në paraburgim, do të vazhdojë të kryejë hetimin e vet, duke u përqendruar në shkeljet e mundshme të ligjeve të shtetit.