Ilustrim

Katër personave grabitësit u marrin telefona dhe 250 euro

Të shtunën rreth orës 15:55 në Gazivodë të Zubin Potokut, është raportuar se katër persona janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, me ç’rast dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore.

Viktimave u janë plaçkitur tre telefona celularë si dhe rreth 250 euro para të gatshme.

Deri më tani Policia nuk ka arritur të arrestojë ndonjë të dyshuar, ndërsa rasti është iniciuar si grabitje dhe lëndim i lehtë trupor.