Ilustrim.

Katër persona të arrestuar në 24 orët e fundit për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në 24 orët e fundit, të dyshuar për dhunë në familje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 4 raste janë raportuar për dhunë në familje. Sipas Policisë, tri raste të dhunë në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ndërsa një rast disa ditë më parë.

Policia bën të ditur se këto raste janë regjistruar në Gjilan, Prizren, Mitrovicë e Prishtinë.

Po sipas njoftimit të Policisë, në Gjilan është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje” – thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren, Policia ka arrestuar një të dyshur për sulm ndaj një burri tjetër. I dyshuari pas trajtimit mjekësor në Repartin e Psikiatrisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë është arrestuar një person pasi ka kanosur një grua. Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë, një grua ka raportuar në Polici se i dyshuari i nacionalitetit turk, ka ushtruar dhunë ndaj saj (më 11.12.2022). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.