Policia e Kosovës

Katër persona përleshen në mes vete me thika, arrestohet njëri

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të dyshuar janë përfshirë në përleshje në mes vete me mjete të forta (thikë).

Si shkak thuhet se të katërtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal –Pejë.

Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajte.

Ndërsa dy të tjerët janë ndalur por ende janë nën përkujdesje  mjekësore.

Rasti është duke u hetuar  si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “lëndim i rëndë trupor”.