Katër persona përleshen në Drenas

4 persona janë përfshirë në një përleshje dje në fshatin Llapushnik të Gllogocit, të cilët janë arrestuar nga policia.

Nga kjo mosmarrëveshje kanë pësuar lëndime tre persona e më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

Lëndime po ashtu ka pësuar edhe një vajzë që po ashtu ka pranuar tretman mjekësor.

Policia thotë se pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet.