Foto: Ilustrim

Katër persona përfshihen në një përleshje, policia i arreston dy prej tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua në fshatin Istog i Poshtëm nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje me dy viktimat tjera, njëra prej tyre e mitur.

Rasti është duke u trajtuar si dhunë në familje.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktimat janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.