Katër persona nga stafi shëndetësor në Viti janë të infektuar me COVID-19

Në Komunën e Vitisë mbrëmë ka vdekur një mjek si pasojë e coronavirusit, i njejti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në këtë komunë janë edhe një pjesë tjetër e stafit të infektuar me këtë virus.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli – Haliti, tha për KALLXO.com se brenda muajit korrik janë infektuar dy mjekë dhe dy infermierë, ndërsa dy të tjerë janë shëruar.

Haliti, tutje tregoi se katër ditë më parë dy mjekë janë testuar për COVID-19, por ende nuk kanë marrë rezultate.

Gjithashtu, ajo potencoi se një mjek dhe një infermier dje kanë rezultuar negativë pas marrjes së rezultatit për coronavirus.

Vitia është komunë e parë e prekur nga pandemia e coronavirusit.

Nga muaji mars e deri më tani në këtë komunë kanë qenë 274 raste me COVID-19, 219 prej tyre janë shëruar dhe pesë kanë vdekur.

Ndërsa, tani në këtë komunë janë 22 raste aktive me COVID-19, shtatë prej tyre janë të hospitalizuar.

Deri më tani numri i stafit shëndetësorë të infektuar nga kjo pandemi ka arritur rreth 500, ndërsa 120 prej tyre janë mjek

Në nivel vendi janë 5877 persona të prekur nga coronavirusi, 3069 të shëruar, dhe 139 të vdekur.

Viti: Mjeku vdes ishte i infektuar me Coronavirus