COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër persona me COVID-19 vdesin gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona të cilët ishin të infektuar me SARS-CoV-2 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKShPK po ashtu ka njoftuar se 153 mostra kanë rezutluar pozitive, përderisa 310 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 105,864 raste nga 544,548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,195 raste të vdekjes.