CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër persona me COVID-19 kanë vdekur brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve, katër persona kanë vdekur me COVID-19 në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Nga testimet e 1 mijë e 312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar 75 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës.

Numri total i rasteve pozitive është 105,711 raste nga 543,074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,191 raste të vdekjes.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.