Katër pacientë të vdekur në Spitalin e Gjakovës, dy të konfirmuar me COVID-19 dy të tjerë të dyshuar

Brenda 24 orëve në Gjakovë kanë vdekur katër persona, dy prej tyre kanë qenë të infektuar me coronavirusit ndërsa dy të tjerët të dyshuar për infeksion.

Spitali në Gjakovë njofton se të vdekurit janë: Q.F. viti i lindjes 1959, Bellacerk, Malishevë; S.D. viti i lindjes 1940, Gjakovë; S.H. viti i lindjes 1944, Cërmjan, Gjakovë; D.D. viti i lindjes 1937, Damjan Gjakovë.

Kriza në Spitalin e Gjakovës është duke vazhduar ende, ku edhe katër pacientë raportohet se janë në gjendje kritike.

Sipas raportit ditor të Spitalit 32 pacientë janë duke u asistuar me oksigjeno- terapi ndërsa dy pacientë janë më maskën CPAP, aparaturë e cila ndihmon për frymëmarrje.

Në total në këtë Spital janë të hospitalizuar 51 pacientë, prej tyre 16 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 31 të tjerë ende nuk janë të konfirmuar.

Të infektuar me SARS – CoV- 2, në Gjakovë janë edhe tre mjekë, shtatë infermierë dhe një staf teknik.

Nga rezultatet e publikuara dje nga IKShPK, në Gjakovë janë regjistruar edhe 22 raste të reja me coronavirus.

Në Kosovë dje është shënuar numër rekord i rasteve pozitive me COVID-19, nga 404 motrave 276 kanë rezultuar pozitiv, 153 janë shëruar dhe tetë të tjerë kanë vdekur.