Katër pacientë me COVID-19 në gjendje kritike në Klinikën e Infektivës

Katër pacientë me coronavirus janë në gjendje kritike dhe janë duke u trajtuar me respirator në Klinikën e Infektivës.

Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno- terapi.

Kështu ka njoftuar QKUK me anë të një njoftimi, duke shtuar edhe se dje dhe sot janë shënuar edhe dy viktima nga coronavirus.

“Në repartin e mjekimit intensiv janë duke u trajtuar gjatë raste, dy raste në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno terapi dhe përkujdes intensiv dhe katër raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme sipas Klinikës Infektive janë liruar tetë pacientë me coronavirus të cilët kanë qenë në gjendje stabile.

KALLXO.com raportoi se Klinika e Infektivës me anë të njoftimi ka thënë se dy viktimat, F. G., 71 vjeç nga Prishtina dhe F. M., 83 vjeç nga Mitrovica përveç infektimit me coronavirus kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Numri i të vdekurve nga coronavirus me dy rastet e fundit shkon në 56.

Në përgjithësi të prekur nga coronavirus sipas statistikave të IKSHPK-së, janë gjithsej 2 mijë e 991. Të shëruar nga coronavirus janë  1 mijë e 744.