Kupa e Botës | Foto: Pixabay

Katër kombëtare kërkojnë sonte biletën për Kampionatin Botëror, vëmendja në Portugali

Sonte duke filluar nga ora 20:45 pritet të zhvillohen dy ndeshjet finale për kualifikim në Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Polonia pritet të përballët kundër Suedisë ndërsa Maqedonia e Veriut është në kërkim të historisë përball Portugalisë.

Polonia vjen në këtë takim pas avancimit më tutje pa ndeshje pasi që ndeshja kundër Rusisë nuk u zhvillua pas sanksioneve të UEFA-së dhe FIFA-së karshi Kombëtares së Rusisë, ndërsa Suedia vjen në këtë takim pas fitores kundër Republikës Çeke pas vazhdimeve.

Ndërsa në Portugali pritet të zhvillohet një ndeshje interesante, ku aty pritet të jetë vëmendja kryesore.

Maqedonia e Veriut kërkon të shkruaj historinë përball kombëtares portugeze. Maqedonia do të përballet kundër Portugalisë pas fitores historike kundër kampionit të Evropës Italisë. Ndërsa Portugalia vjen pas fitores kundër Turqisë.

Shorti për Kupën e Botës do të hidhet të premten me 1 prill.