Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Katër koalicione janë deklaruar deri më tani për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Edhe pse sot është dita e fundit për deklarim të koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, deri më tani janë lajmëruar vetëm katër koalicione.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi tha për KALLXO.com, se deri më tani kanë pranuar këto koalicione të partive politike të regjistruara.

E para është Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – Balli Kombit.

Koalicioni dytë i deklaruar është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koalicionit: AAK – – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30.

Dy koalicionet tjera janë të partive joshumicë në Kosovë: Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: Nasa Bosnjacka Ksnjacka Koalicija dhe Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: Koalicija Vakat.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024 (16:00) ta njoftojnë KQZ-në, specifikisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

KQZ bëri të ditur se partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.Lista Preliminare e miratuar në mbledhjen më 28.08.2024, përmban: 2,047,148 votues, apo 161,700 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është 209,878 votues, u njoftua në mbledhje.

47 mijë është numri i votuesve nga diaspora që do të mund të votojnë në 22 shtete, në 35 qendra të votimit, me gjithsej 47 vendvotime.

Procesi zgjedhor do të nisë nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës dhe do të zhvillohet në 22 shtete të botës në të cilat Kosova ka përfaqësi diplomatike.

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.