Katër kandidatë në listën e ngushtë për Guvernator të BQK-së
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj kanë hyrë në listën e ngushtë për pozitën e Guvernatorit.
Këta emra do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës. Sipas procedurave kandidati me më së shumti vota nga deputetët do të dërgohet për dekretim nga Presidentja e vendit.
Gjithsej 17 kandidatë kishin aplikuar për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Emanuel Bajra njëri nga kandidatët për Guvernator ka thënë se organet drejtuese të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ia kanë bërë të padrejtë kur vendosën ta refuzonin aplikimin e tij për Guvernator të BQK-së.
Në reagim e tij, Emanuel Bajra ka thënë se aplikimi i tij u refuzua pasi procedurat për nostrifikimin e diplomës universitare të studimeve themelore, ishin duke vazhduar. Dje më 25 janar, Bajres zyrtarisht i është lëshuar vendimi për nostrifikim të diplomës.
Konkursi për Guvernator të BQK-së ishte hapur më 18 nëntor të vitit të kaluar dhe kishte qëndruar i hapur deri më 16 dhjetor.
Akutalisht, Fehmi Mehmeti është Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Mehmeti ishte zgjedhur Guvernator në mars të vitit 2018 me 60 vota në Kuvendin e Kosovës.
17 kandidatë në garë për guvernator të BQK-së, nuk tregohen emrat