Katër arsimtarë të shkollës "Faik Konica" rezultojnë pozitivë me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se katër arsimtarë të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Zemaj ka njoftuar se IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica” nga skenari “A”  të kalojë në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.

“Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19. Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”,  të kaloj në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”, të dielen.

“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A”, shtoi ai duke bërë thirrje të nxënësit, mësimdhënës, prindërit që të respektojnë masat anti-covid.