(Foto ilustrim)

Katër arrestime për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër arrestime që janë bërë shkaku i dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se arrestimet janë bërë në disa zona në Prishtinë, Prizren, Suharekë dhe Skenderaj.

Në Prishtinë e është arrestuar i dyshuari për sulm fizik ndaj një gruaje.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raport.

Po ashtu edhe në Prizren është arrestuar një i dyshuar për dhunë psikike ndaj viktimës shtetase e huaj. Policia në raportin 24 orësh ka thënë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për dhunë psikike ndaj një gruaje është arrestuar edhe një person në Suharekë.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- është thënë në raport të policisë.

Ndërsa në Skenderaj është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Viktima sipas policisë nuk kishte lëndime dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor. Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.