Katalogu i ekspozitës ‘Vullkani’ i Republikës. Foto: Kallxo.com

Katalogu me dokumente të 'palexuara' i ekspozitës ‘Vullkani’ i Republikës

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka hapur të enjten më 11 mars 2021 ekspozitën, “Vullkani” i Republikës, kushtuar 40-vjetorit të Demonstratave të viti 1981.

Ekspozita përmban fotografi, dokumente e faksimile të ndryshme të cilat ruhen në ASHAK, për ato ngjarje.

Agjencia ka botuar edhe katalogun e ekspozitës, por dokumentet e prezantuara në katalog janë të zvogëluara dhe nuk mund të lexohen.

Bedri Zyberaj, kryeshfe Ekzekutiv i ASHAK-ut ka thënë për Kallxo.com se katalogu është gjithëpërfshirja e asaj se çfarë përmban ekspozita.

Sipas tij, ka qenë e pamundur botimi në faqen e plotë i një dokumenti, pasi sipas tij, këtu janë përmbledhur për t’i paraqitur disa prej proceseve gjyqësore, përveç fotografive, shtypit ilegal, etj.

“Ne nuk kemi mundësi që ta botojmë faqen e plotë të një dokumente, se një dokument është një faqe, për arsye se këtu ne i kemi përmbledhur vetëm për t’ i paraqitur disa nga proceset gjyqësore, përveç atyre fotografive, gjetjeve tjera, shtypit ilegal, sepse nuk kemi hapësirë, pasi  një aktgjykim shkon deri në 300 – 400 faqe. Kjo është arsyeja. Qëllimi i katalogut, por edhe i ekspozitës është që të ngacmojmë kërshërinë e hulumtuesve, studiuesve, dhe të interesuarve tjerë dhe për t’ i parë të plota këto dokumente, gjithë të interesuarit duhet të vijnë në arkiv”, ka thënë Zyberaj.

Ai ka thënë se gjitha ato dokumente që janë të prezantuara në katalog janë të qasshme për publikun.

Ekspozita ‘Vullkani’ i Republikës është hapur në Platon e Mensës së Studentëve në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 40- vjetorit të Demonstratave të viti 1981.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të shtunën, më 13 mars 2021.

Katalogu i ekspozitës ‘Vullkani’ i Republikës. Foto: Kallxo.com
Katalogu i ekspozitës ‘Vullkani’ i Republikës. Foto: Kallxo.com
Katalogu i ekspozitës ‘Vullkani’ i Republikës. Foto: Kallxo.com
Katalogu i ekspozitës ‘Vullkani’ i Republikës. Foto: Kallxo.com