Kastrati: S’kam pse e ftoj auditorin, e ka derën hapur në RTK

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani ka thënë se nga RTK nuk është lejuar auditimi i këtij institucioni.

Rrahmani ka theksuar se kanë përgjigje nga auditori se i është kërkuar që ta mos auditojë RTK-në.

“Përgjigja e auditorit kanë qenë se ju si RTK keni kërkuar që të mos vazhdohet auditimi. Pse nuk është lejuar auditimi”, pyeti Rrahmani.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se ata janë të hapur për auditim duke shtuar se auditori ka qenë për tetë muaj në RTK por që nuk e ka publikuar raportin.

“Ne jemi të hapur për hetim apo auditim, si e lejon ligji. Pse unë duhet me ftu auditorin, por nëse dikush e ndal unë jap përgjegjësi. Auditori e ka derën hapur në RTK. Auditori ka qenë në RTK, ka pas zyre në RTK, 8 muaj ka auditu dhe ka bërë gati draftin, askush nuk i ka thënë që mos të vij. Pse nuk e ka bërë publik raportin, unë nuk mund ta dijë”, tha Kastrati.