Foto: Qëndron Kastrati/Kamenicë

Kastrati shpallë gjendje emergjente në Kamenicë

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente në Kamenicë.

“Reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, energji elektrike dhe disa fshatra kanë mbetur të bllokuara. Për këtë, kam kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet relevante që operojnë në Komunën e Kamenicës”, ka njoftuar Kastrati.

Ai ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha këshillat lokale, ndërsa Policia, QKMF, Zjarrfikësit dhe ekipet emergjente janë mobiliziuar për tejkalimin e situatës.

“Lusim qytetarët e kompanitë për mirëkuptim e bashkëpunim në këtë situate”.