Qëndron Kastrati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kastrati i painformuar nëse nxënësit në Roganë janë duke marrë shujtën ushqimore

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë që nuk është i informuar që nxënësit të fshatin Roganë nuk janë duke e marrë shujtën ushqimore ashtu siç i ka premtuar.

Në debatin ‘Jeta në Komunë’ Kastrati tha se do të kërkoj përgjegjësi pasi që sipas tij ai nuk e ka një informacion të tillë të cilin e ngriti në debat, Besnik Rrudhani asamblistë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Nuk janë ndalë shujtat fare, na jemi dy komuna që i qojmë shujtat. Unë nuk kam informacion se çfarë ka ndodhur me këtë, por projekt kontrata është në rregull edhe ata duhet me shku. Unë nuk e kam informatën që këto ditë nuk është duke shku. Unë kam me thirr në përgjegjësi se përse nuk jam i informuar”, ka thënë Kastrati.

 

Në debatin ‘Jeta në Komunë’, Kastrati do të sfidohet me problemet që i ka shkaktuar riorganizimi i shkollave, mungesën e ujit, mungesën e kanalizimit, problemet e komunitetit serb si dhe problemet në shëndetësi.

Tek pyetjet nga ‘Zëri i Qytetarëve’ Kastrati do të pyetet për rrëshqitjen e dheut në Kamenicë, problemet me kanalizim në Topanicë, mungesën e ndriçimet për banorët serb në Hodonoc.

Në fund të emisionit do të transmetohen dy storie suksesi në Kamenicë, atë të fotografit Arian Mavriqi, që po promovon kafshët shpendët dhe bukuritë e rralla të vendit tonë, e poashtu do transmetohet reportazhi për familjen Krasniqi, e cila kërpudhat e shijshme të rritura në Kosovë po i eksporton nëpër Evropë.

Përveç Kastratit në studio do të jenë të pranishëm asamblistët Besnik Rrudhani – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Afrim Dërvishi-  Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Ndërsa përmes zoom do të jenë të kyçur: Lavdim Klaiqi, pjesëtar i shoqërisë civile në Kamenicë, Besim Osmani, përfaqësues ligjor i prindërve në Kamenicë dhe Arsim Thaçi – mësimdhënës.