Kastrati: Dy vite kemi punuar për realizmin e dokumentarit "Rojtari i bjeshkëve" 

Regjisorja dhe fituesja e çmimeve ndërkombëtare, Antoneta Kastrati, ka rrëfyer në KallxoPërnime për realizimin e dokumentarit “Rojtari i bjeshkëve”.

Ajo ka treguar se ky dokumentar është realizuar për ambientalistin Fatos Lajçi nga Rugova.

“Sa jam kanë fëmijë kam shku shumë tek dajtë në Rugovë. Unë kamë dëgju për Fatos Lajçi n, që është ambinetalist i dedikuar dhe shumë e do natyrën”, ka thënë regjisorja.

Për përgatitjen e këtij dokumentari ajo ka punuar nga viti 2009 deri në vitin 2011.

“Në Pejë ka qenë i vetmi që ka bërë monitorimin e shtazëve të egra, në atë kohë shumë janë pre drunjtë dhe pyetjet e Rugovës kanë qenë duke u shkatërru në masë shumë të madhe Qeveria nuk ka bërë shumë punë. Fatosi ka qenë i vetëm që ka shku në vende të ndryshme që ka raportu edhe në Qeveri ka nis monitorimin e shtazëve”, ka thënë ajo.