Karim Benzema, vetëm një gol larg historisë së Ligës së Kampionëve

Futbollisti francez i Real Madrid, Karim Benzema po kalon në një super formë që prej kur edhe ka nisur sezoni në futbollin evropian.

Deri më tash, ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 7 asistime duke bërë kështu njërin nga top sulmuesit më të mirë në Evropë.

Por nëse ai shënon përsëri  sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, mund të futet në listën e katër futbollistëve më të mirë që kanë shënuar më së shumti gola në Ligën e Kampionëve. Deri më tash Benzema ka shënuar 71 gola po aq sa ka edhe ish legjenda e Real Madrid, Raul.

Nëse Benzema shënon kundër Sheriff Tiraspol, ai do të jetë në pozitën e katër si top golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Në krye të kësaj liste qëndron Cristiano Ronaldo me 135 gola, pas tij radhitet Messi me 120 gola dhe Lewandowski me 75 gola të shënuara.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Sheriff Tiraspol zhvillohet sonte me fillimin nga ora 21:00.