Karantina në konvikte - Një person del pozitiv për coronavirus

Gjatë ditës së premte janë bërë testimet e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve.

Nga 36 testime, 35 persona kanë dalë negativ, ndërsa një person tjetër ka dalë pozitiv.

Personi që ka dalë pozitiv është dërguar në Klinikën Infektive bashkë më personin tjetër që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot gjatë ditës, e shtune, do të bëjë testin edhe të 98 personave të tjerë që janë duke qëndruar në karantinë.

Në karantinën e Qendrës së Studentëve janë mbi 500 persona të karantinuar, shumica prej të cilave pritet të lirohen ditëve në vijim, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës.