Ilustrim

Karakteristikat e sistemit të mbrojtjes ajrore që Serbia mori nga Rusia

Sistemi i raketave ‘Pantcir S1’ është familje e sistemeve të raketave vetëlëvizëse më rreze të mesme.

Gjatë fundjavës, Serbia ka pranuar një dërgesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S1”, megjithë paralajmërimet për sanksione të mundshme nga ana e SHBA-së kundër shtetit të Ballkanit, i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e bëri njoftimin më 23 shkurt një ditë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi marrjen e dy prej gjashtë sistemeve kundër- ajrore.

“Serbia forcoi aftësitë e saj mbrojtëse dhe parandaluese”, tha ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate.

Ky sistem është versioni i parë dhe është një sistem i kombinuar i raketave tokë – ajër i intervalit të shkurtër dhe të mesëm dhe armë anti-aeroplan i prodhuar në Rusi.

Sistemi është një zhvillim i mëtutjeshëm i “Tunguska 2KK2” dhe përfaqëson teknologjinë më të fundit të mbrojtjes ajrore, duke përdorur radarë.

“Pantcir S1” ishte krijuar për të siguruar mbrojtje ajrore nga pikat e instalimeve ushtarake, kundër avionëve, helikopterëve, municioneve precize, raketave të lundrimit dhe të sigurojë mbrojtje shtesë për njësitë e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve ajrore të armikut.

Versoni i parë i këtij sistemi të raketave u përfundua në vitin 1995.

Qëllimi i tij është mbrojtja e pikave civile dhe ushtarake, për trupat e mekanizuara dhe aset mbrojtës i sistemeve të rangut më të lartë të mbrojtjes ajrore si S-300 dhe S-400.

Karakteristikat

Sistemi i raketave “Pancir S1” mund të funksionojë plotësisht në mënyrë automatike.

Probabiliteti i goditjes së një objektivi me një raketë të tillë, është rreth 0.7 me një kohë reagimi prej 4 – 6 sekondash. Po ashtu mund të godasë edhe raketa të tjera dhe armatim, gjatë lëvizjes. Gjithashtu, ka aftësi për misione anti-municion dhe mund të godasë objektiva në vijën ujore.

Pas marrjes së koordinatave nga burimi, ‘Pancir’ mund të shkatrrojë objektivin, brenda një intervali nga -5 deri në +85 gradë vertikalisht. Intervali i lëshimit të raketave është 1 deri 1.5 sekonda, që përbën një rekord botëror të sistemeve analoge.

Ky sistem i raketave mendohet se ka avantazhe të konsiderueshme në krahasim me sistemet e tjera të shteteve perëndimore si ‘Crotale NG’ e Francës, ‘Roland-3’ e Francës dhe SHBA-së, ‘SeaRAM’ të Gjermanisë dhe të SHBA-ve.

Serbia pranon sistemin rus të mbrojtjes ajrore “Pancir S1”