Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kaplohet nga zjarri vetura e "Besa Security" gjatë transportit të parave

Një veturë e transportit të parave të gatshme në kompaninë “Besa Security”, është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Zyra për media në kompaninë “Besa Security” ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti në motor të veturës.

“Sot, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së Transportit të Parave të Gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë”, thuhet në njoftim.

Kompania ka bërë të ditur se nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme si pasojë e zjarrit.