Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi është kapluar në zjarri në mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Agron Borovci zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur edhe ta lokalizojnë atë.

Sipas Borovcit, nuk ka të lënduar, porse janë shkaktuar dëmeve materiale.