Ilustrim

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë

Një shtëpi në Gjakovë është kapluar dje nga zjarri, por se nuk është lënduar asnjë person.

Policia thotë se pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se i janë djegur kulmi dhe dy dhoma nën kulm.

Pas kësaj, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Sipas viktimës shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë energjia elektrike dhe si pasoj e zjarrit ishin shkaktuar dëme në vlerë të lartë.