Foto: Ilustrim

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Deçan, Policia shpëton personin që ndodhej brenda

Një shtëpi është kapluar nga zjarri mbrëmë rreth orës 17:20 në fshatin Beleg në Deçan dhe Policia kanë arritur të shpetojnë përsonin që ndodhej brenda saj.

Sipas Policisë viktima fillimisht është dërguar ne QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë marrë edhe Policët të cilët kanë ndërhy në këtë rast.

“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, zyrtaret Policor kanë kuptuar se brenda shtëpisë ndodhet viktima, të njëjtit menjëherë kanë ndërhyrë duke rrezikuar jetën e tyre, për ti dalë në ndihmë viktimës, të cilën kanë arritur që ta nxjerrin nga shtëpia e përfshirë nga flakët”, thuhet në komunikatën e Policisë.

PK ka njoftuar se në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.