(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Kaplohet nga zjarri një objekt në fshatin Krushë e Vogël

Një objekt në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit është kapluar nga zjarri sot pasdite.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se zjarri nuk paraqet rrezik për banorët.

“Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje ta shuajnë atë zjarr, bëhet fjalë për një objekt përcjellës të ish-fabrikës së verës në Krushë të Vogël. Sipas informacioneve janë duke u djegur disa mbeturina, nuk paraqet rrezik për popullatën”, tha ai.