Kapet qytetari në Skenderaj duke djegur mbeturina, gjobitet me 100 euro
Me 100 euro është gjobitur një person në Skenderaj pasi që u zu në flagrancë nga inspektorati komunal duke hedhur dhe djegur mbeturina.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një shkrimi në Facebook.
“Si rezultat i efikasitetit të inspektoratit komunal, duke qenë çdo herë në teren, sot në mëngjes personi x kishte ndalur veturën skaj rrugës në Polac të Ri dhe sapo kishte filluar hedhjen dhe djegien e mbeturinave u zu nga inspektorati jonë, i cili sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore gjobiti ndotësin me gjobë 100 euro”, thuhet në njoftim.
Ai ka paralajmëruar se hedhja e mbeturinave jashtë eëndeve të caktuara, djegia e tyre dhe ndotja e natyrës dënohet me ligje dhe udhëzime administrative në fuqi.