Foto: Ilustrim

Kapet njeriu më i kërkuar i drogës në Kolumbi

Është kapur trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe kreu i bandës më të madhe kriminale në vend.

Dairo Antonio Úsuga, i njohur si Otoniel, u kap të shtunën pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia.

BBC njofton se qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800,000 dollarësh për informacion rreth vendndodhjes së tij, ndërsa ShBA vendosi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

Presidenti Iván Duque përshëndeti kapjen e Otoniel në një video mesazh televiziv, duke e krahasuar me rënien e Pablo Escobarit në vitin 1990.

“Kjo është goditja më e madhe ndaj trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha ai.

Otoniel u kap në veri-perëndim të Kolumbinë, afër kufirit me Panamanë.

Operacioni përfshiu 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë. Gjatë këtij operacioni një polic u vra.

Otoniel kishte përdorur një rrjet shtëpish të sigurta rurale për të lëvizur dhe për t’iu shmangur autoriteteve dhe nuk përdorte telefon.

Shefi i policisë Jorge Vargas tha se lëvizjet e tij u gjurmuan nga më shumë se 50 ekspertë të inteligjencës duke përdorur imazhe satelitore.

Në këtë operacion janë përfshirë agjencitë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.