Ilustrim

Kapet një serb me 30 mijë euro të padeklaruara në fshatin Bistricë të Leposaviqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një shumë prej 30 mijë euro të padeklaruara, nga një shtetas i Serbisë, në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

Sipas njoftimit të Policisë, derisa po realizionin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë, kanë ndaluar një veturë Skoda ngjyrë të zezë. Gjatë kontrollit janë gjetur një shumë prej 30 mijë e 870 euro, të cilat personi i dyshuar nuk i kishte deklaruar.

Personi i dyshuar me inicialet M.R., viti i lindjes 2003, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa prokurori kujdestar i krimeve të rënda ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘Mosdeklarim i pasurisë’ dhe të konfiskohen të hollat.