Kapet një sasi droge në Mal të Zi, kishte hyrë nga Shqipëria

Në Mal të Zi është kapur një kamion brenda të cilit është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit canabis sativa.

Sipas Policisë së Shqipërisë, droga kishte hyrë nga pika kufitare e Hanit të Hotit, në Shkodër.

“Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gupi hetimor është duke kryer veprimet procedurale në territorin e Shqipërisë, duke u koordinuar me palën malazeze.