Kapet nga radari i Policisë, vozit rreth 100 kilometra më shumë se sa shpejtësia e lejuar

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h një person ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar.

Për këtë shkelje të rregullave në komunikacion, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë shoferin që në shpejtësinë e lejuar 100 km/h ka vozitur automjetin me 193 km/h.

Policia e Kosovës e ka gjobitur vozitësin me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj për mos drejtim të automjetit motorik.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve në komunikacion.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor” thonë nga Policia e Kosovës.