Kapet nga policia me AK-47 në mes të Prishtinës - FOTO

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 20:30, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një armë e gjatë, AK-47,

– në karikatorë si dhe

-25 fishekë.

I dyshuari;

-L.B, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.