Klina. Foto: Kallxo.com

Kapet në flagrancë duke kultivuar shkurre kokaine, kanabis sativa e bimë të hashashit  

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe i ka konfiskuar edhe dy armë pa lejë, një qytetari nga Klina, të cilin e ka kapur në flagrancë duke kultivuar disa lloje të bimëve narkotike, në mesin e tyre edhe shkurre kokaine, bimë të kanabis sativa e të hashashit.

“Ndërsa gjatë bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, 98 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, dhe një palë dylbi të armës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit, njofton Policia, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.