Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kapet në flagrancë duke kontrabanduar tre emigrantë

Policia e Kosovës, ka kapur në flagrancë një person, në veturën e të cilit ka hasur tre qytetar sirianë, të cilët po i fuste ilegalisht në Kosovë, nëpërmes pikës kufitare të Vërmicës në kufirin Kosovë – Shqipëri.

Sipas raportit policor të Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.