Foto: Ilustrim

Kapet me një vajzë të mitur në veturë, arrestohet për dhunim seksual

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. I dyshuari fillimisht është ndaluar nga ana e policisë dhe në momentin që është ndalur në makinën të cilën po e drejtonte gjendej bashkë me një vajzë e moshës së mitur.

Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbartje.

Rasti po vazhdon të hetohet.