Kapet kontrabandë me syze në kufirin Kosovë-Serbi

Njësiti i anti kontrabandës në kuadër të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës p përmes autobusit të linjës Serbi- Kosovë.

Sipas Doganës, gjatë ushtrimit të kontrolleve, kanë arritur të gjejnë sasi të konsiderueshme të syzeve të diellit të fshehura në këtë autobus.

Pas zbulimit është kontrolluar i tërë autobusi, ku janë konfiskuar të gjitha mallrat.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka vazhduar  për hetime të mëtejme.