Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kapet i dyshuari që shkaktoi zjarr në depon me material shkollor në Fushë Kosovë

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr, i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një depo me material shkollor.

Kështu bënë të ditur  Policia në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, dje më 28.07.2024 rreth orës 11:42.

Policia tutje, ka njoftuar se rasti është nën hetime.

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.