Kapet i dënuari me 11 vite burg për mashtrim (VIDEO)

Policia e Shtetit e ka arrestuar një 50 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Personi i arrestuar është Përparim Kovaci, i cili ishte dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Ndaj këtij personi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet, 10 muaj e 18 ditë burg.

Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

TiranëKapet një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.50-vjeçari i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë.Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, lokalizoi, kapi dhe ndaloi, shtetasin:- Përparim Kovaci, 50 vjeç, banues në Tiranë.Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg për veprën penale “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet ,10 muaj e 18 ditë burg.Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 5 février 2020