Kapet i burgosuri që u arratis para dy ditësh nga Burgu i Dubravës

Liria nuk i ka zgjatur shumë burrit me iniciale M.K, i cili dy ditë më parë ishte arratisur  nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10 të mëngjesit i arratisuri është arrestuar.

Ai po mbante dënimin për sulm ndaj personit zyrtar.

“I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Dubravë për të vazhduar mbetjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Në lidhje me arratisjen e M. K. janë suspenduar edhe dy gardianë.

Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës

Arratisja nga burgu, suspendohen dy gardianë