FOTO: Ilustrim

Kapet duket vjedhur pije alkoolike, arrestohet një person

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në një qendër tregtare.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është kapur nga sigurimi i qendrës tregtare deri sa ishte duke vjedhur disa pije alkoolike në vlerë të 50 eurove.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.