
Foto: KALLXO.com
Kapet duke kontrabanduar 17 lopë nga Serbia
11.7.2021 - 09:21
Njësitet policore kanë vërejtur një të dyshuar i cili nga Republika e Serbisë i kishte futur (kontrabanduar) në territorin e Kosovës 17 krerë gjedhe.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti, i cili po trajtohet si kontrabandim me mallra, ka ndodhur në Bjeshkë të Kabojës, në Istog, dje rreth orës 15:10.