Ilustrim

Kapet duke kontrabanduar 100 arka me birra nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili ishte kapur mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Korminjan duke kontrabanduar birra nga Serbia në Kosovë.

Sipas Policisë, i dyshuari përmes rrugëve ilegale me traktor kishte futur nga Serbia në Kosovë 100 arka me birra.

Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.