Kapet 40-vjeçari gjeorgjian, i dyshuar për vjedhjen e 140 mijë eurove në Shkodër

Policia e Shtetit në Shqipëri kreu operacion së bashku me Policinë e Turqisë.

Operacioni “Tracking” pati synim kapjen e autorit kryesor të vjedhjes përmes mashtrimit të një shume të madhe eurosh në një pikë këmbimi valutor në Shkodër.

“Mashtruan pronarin e një pike të këmbimit valutor, duke i marrë 140 000 euro, falë punës profesionale të strukturave për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, u identifikuan tre autorët e dyshuar, shtetas gjeorgjianë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

I dyshuari kryesor po lëvizje nga Sarajeva në Staboll me destinacion Gjeorgjinë.

Pas dhënies së informacionit, Policia turke ndoqi autorin K.J 40 vjeç dhe e arrestoi. Pas arrestimit ai u depërtua në Rinas të Shqipërisë në mesditën e 11.08.2024.

7 mijë e 500 euro iu gjetën me vete të dyshuarit.

Po ashtu, Policia ka lokalizuar edhe dy autorë të tjerë.

“Më datë 09.08.2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, këta shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit E. I., shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria” – thuhet në njoftim.

Të shpallur në kërkim janë edhe shtetasit gjeorgjianë, G.T, 45 vjeçar dhe B.T, 36 vjeçar.

Policia e Shqipërisë ka falënderuar Policinë turke për reagimin me kohë dhe bashkëpunimin.