Kapen tre palestinezë duke hyrë ilegalisht në Kosovë, ishin fshehur te goma rezervë e një kamioni

Tre qytetarë të Palestinës janë kapur të mërkurën pasdite nga Policia e Kosovës, duke hyrë ilegalisht në Kosovë përmes pikës kufitare në Han të Elezit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, tre shtetasit e huaj janë kapur rreth orës 13:00. Ata ishin fshehur nën rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë e një kamioni me targa të Turqisë.

“Fillimisht të njëjtit janë nxjerrur nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetsore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore. Pas ofrimit të ndihmës së parë këtyre personave nga ekipet kompetente mjekësore janë kryer procedurat tjera dhe me rastin janë marrë njësiti i hetimeve dhe ai për migrim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.